BBC ka kërkuar falje pasi ka përdorur gabimisht pamjet e LeBron James në mbulimin e vdekjes së legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, duke shkaktuar zemërim midis shikuesve.
Basketbollisti 41-vjeçar vdiq në një përplasje me helikopter së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë të tjerë në Kaliforni të dielën.
Ndërsa solidarizimin nuk munguan nga e gjithë bota, tifozët e dëshpëruar u mblodhën jashtë qendrës së Staples, shtëpia e Los Angeles Lakers – ekipi me të cilin Bryant u vendos si një nga lojtarët më të mëdhenj të NBA të të gjitha kohërave.
Por në mbulimin e News in Ten, BBC gabimisht përdori klipet e shokut të tij , James.
Një kërkimfalje u lëshua më vonë në transmetim, por shumë sugjeruan se gabimi nxori në pah mungesën e diversitetit në transmetuesin dhe median britanike në tërësi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.