×
  • Sport
  • Sport

    Beqiraj: Kosova e meriton kualifikimin, do të jem tifoz deri në fund

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 23:13

    Futbollisti i lindur dhe i rritur në Pejë që e përfaqëson Malin e Zi, Fatos Beqiraj, ka thënë se ka qenë një ndeshje shumë emocionale dhe e veçantë për të që të luante ndaj Kosovës dhe i ka uruar lojtarët tanë që të kualifikohen në ‘Euro 2020’.


    “Ndeshje e veçantë për mua jam kthyer në Prishtinë pas 12 viteve, loja ime e parë në Prishtinë, një ndeshje emocionale për mua, por lojtarët e Kosovës e merituan fitoren”.

    “Iu uroj sukses dhe shpresoj të kualifikohen, sepse e meritojnë. Do të jem tifoz i Kosovës dhe deri në momentin e fundit do t’i ndjek ndeshjet e Kosovës”, është shprehur 31-vjeçari pas ndeshjes.

    Sa i përket skuadrës së Malit të Zi dhe lojës së tyre, ai ka thënë se ka pasur probleme me lojtarët kryesorë të ekipit. Disa të tjerë janë lënduar ashtu që tetë ose nëntë lojtarë të ekipit të parë kanë munguar.

    Porse, sipas Beqirajt, Kosova ka bërë ndeshje të mirë dhe e ka merituar fitoren në këtë takim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!