×
  • Sport
  • Sport

    Berisha flet për golin e pranuar nga mesi i fushës

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 21:09

    Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha, foli menjëherë pas triumfit 3-1 ndaj Kazakistanit, ku më së shumti u ndal te goli i pësuar nga mesi i fushës.


    Në prononcimin për “Supersport”, gardiani kuqezi deklaroi:

    GOLI NGA MESI I FUSHËS – Si sot nuk e kisha pësuar asnjëherë. Mund ta menaxhonim më mirë lojën. Pas atij golit ndryshoi pak iniciativa. Gjëra që ndodhin, do ishte e vështirë për çdo portier. Goditja ishte shumë e mirë, mori një trajektore tjetër. Ishte e pamundur të kthehesha në anën e djathtë. Goditja ishte shumë e fortë, për një distancë aq të largët.

    Pas atij goli ndeshja u rihap. Nuk krijuan asnjë rast pas atij goli. U munduam të menaxhonim lojën dhe të prisnim për sulmet apo gabimet e tjera.

    RAPORTI ME HYSAJN- Kjo gjë po bëhet monotone. Tek ne nuk ka asnjë problem. Është një nga shokët e mij më të mirë nuk ka asnjë problem”, u shpreh Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!