Trajneri Bernard Challandes, i ka vlerësuar lartë kundërshtarët e grupit në kualifikimet e Botërorit 2022, por nuk ua shuan ëndrrat e kualifikimit “Dardanëve”.
Trajneri Bernard Challandes e konsideron si të vështirë grupin në të cilin ka përfunduar Kosova, në kualifikimet e Botërorit 2022.
“Dardanët” gjenden në Grupin B së bashku me Spanjën, Suedinë, Gjeorgjinë dhe Greqinë.
Përzgjedhësi i Kosovës i ka vlerësuar lartë kundërshtarët e grupit.
Mirëpo, trajneri zviceran nuk ua ka shuar ëndrrën e kualifikimit “Dardanëve”.
Ajo që shpreson Challandes është që ta ketë në dispozicion ekipin e kompletuar në kualifikime, pasi Verdhekaltrit u përballën me lëndime të shpeshta këtë vit.
“Unë e kam pranuar grupin kështu si është. Grupi është mjaft i vështirë, por njëherësh edhe mjaft interesant. Spanja është në Top 5 të botës. Suedia ka ekip të fortë, por gjithçka është e mundur nëse kemi guxim. Greqia e Gjeorgjia janë kundërshtarë mjaft të mirë, por ne mund të ëndërrojmë. Gjëja më e rëndësishme është që ne të luajmë me lojtarët tanë më të mirë dhe me tifozë”, deklaroi Challandes për “Express”.
Kosova do ta nisë kampanjën kualifikuese të Botërorit të Katarit në mars me ndeshjen që do ta zhvillojë me Suedinë në shtëpi.
Deri në nëntor, “Dardanët” do t’i mbyllin kualifikimet e garës më prestigjioze për Kombëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.