Humbja turpëruese që Gjermania pësoi në ndeshjen e fundit të Nations League ndaj Spanjës me shifrat e thella 6-0 ka vënë në diskutim të ardhmen e trajnerit Joachim Low, i cili në mediat gjermane po përflitet se mund të shkarkohet përpara fillimit të Euro 2020.
Megjithatë për të shuar këto zëra ka menduar menaxheri i kombëtares gjermane, Olivier Bierhoff i cili në një intervistë i ka dalë në mbrojtje Low duke theksuar se ai do të qëndrojë te Gjermania, pavarsisht dëshirës së tifozëve për të parë në stolin e kombëtares së pancerave Hansi Flick.
“Absolutisht që Low do të jetë trajneri i Gjermanisë në EURO 2020. Kjo ndeshje nuk ndryshon asgjë. Ne besojmë te Joachim dhe nuk kemi asnjë dyshim për këtë. Kur bëhet fjalë për trajnerin e ekipit kombëtar, ju duhet të mendoni dhe të analizoni nga turneu në turne. Duam të arrijmë maksimumin në Evropianin e vitit të ardhshëm”.
”Duhet të hedhim pas krahëve këtë humbje dhe do të duhet pak kohë. Gjithçka shkoi keq. E humbnim topin lehtë dhe ekipi u shpërbë. Kjo nuk duhet të ndodhte dhe duhet të mësojmë nga kjo humbje për të nxjerrë mësime të mira”, u shpreh për ARD ish-sulmuesi i Gjermanisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.