Lojtari shqiptar i cili është pjesë e Chelsea, por i huazuar tek Southampton ka treguar lojë të nivelit të lartë, përcjell Reporteri.net.
Bëhet fjalë për sulmuesin nga Shqipëria, Armando Broja, i cili është lojtari i preferuar i trajnerit të Chelsea, i cili disa herë ka thënë se ai është vetëm lojtar i Chelsea.
Së fundmi, observatori i futbollit CIES ka publikuar sot listën me 100 futbollistët më të mirë nën moshën 21-vjeçare, të cilët kanë regjistruar performancat më të mira në 32 ligat evropiane.
Listës i prinë talenti i Arsenalit, Bukayo Saka, i cili ka kaluar Mason Greenwoodin e Manchester Unitedit, i cili tani renditet i dyti.
E për talentin anglez është shkruar se aftësia kryesore e tij është ajo e “krijuesit të infiltruar”, me anglezin që vlerësohet për krijimin e shanseve.
Në listë është edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili renditet në pozitën e 13.
Ndërkaq sulmuesi shqiptar përshkruhet si “shënjestrues i portës”.
Foto:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.