Portieri italian Gigi Buffon ka vendosur të dalë në pension.
Ndonëse ende nuk ka një komunikim zyrtar, mediat italiane raportojnë se vendimi tashmë është marrë, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Buffon, që akoma kishte një kontratë me Parmën, ka vendosur që t’i japë fund aktivitetit të tij, pa ndonjë implikim.
Kësisoji, karriera e tij futbollistike përfundon në ekipin ku edhe kishte nisur. Filloi të luante për Parmën, në nëntor të vitit 1995, dhe në moshën 45 vjeçare po e përmbyll po aty.
Portieri italian luajti edhe për Juventusin dhe Paris Saint-Germain. Në karrierën e tij numëron dhjetë fitore të ligave, shtatë fitore në “Super Cup”, dhe pesë kupa të tjera me ekipin kombëtar të Italisë.
Ndonëse nuk parashihet që të luajë më si portier, Buffon në të ardhmen ka gjasa ta shohim si trajner të ndonjë ekipi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.