×
  • Sport
  • Sport

    Caktohen stadiumet se ku do të zhvillohen finalet e Ligës së Kampionëve për katër vitet e ardhshme

    Reporteri
    16 Korrik 2021 | 23:24

    Stambolli rifiton të drejtën për të organizuar finalen e Ligës së Kampionëve që e humbi për edicionin e kaluar për shkak të pandemisë së coronavirusit.


    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e kësaj të premteje vendosi që në kryeqytetin e Turqisë të zhvillohet finalja e vitit 2023, ndërsa Mynihut i shtyhet organizimi i finales në vitin 2025.

    “Pas zhvendosjes së finales së Ligës së Kampionëve 2021 nga Stambolli në Porto, u vendos finalja e edicionit 2023 të luhet në “Stadiumin Olimpik Ataturk”, në Stamboll”.

    “Inaugurimi i sezonit të klubeve evropiane, i cili përfshin shortet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencave, do të bëhet në Stamboll në fund të gushtit për sezonet 2021/22 dhe 2022/23. Si pasojë, finalja e Ligës së Kampionëve, në Mynih, do të luhet në qytetin gjerman në vitin 2025. Wembley do të ruajë të drejtën për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2024″, shkruhet në vendimin e UEFA-s.

    Finalet e tri kompeticioneve të tjera janë caktuar në dy qytete që nuk ishin në gjendje të prisnin Kampionatin Evropian 2020 për shkak të COVID.

    Dublini do të presë finalen e Ligës së Evropës në vitin 2024, ndërsa Bilbao do të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve të femrave në vitin 2024 dhe atë të Ligës së Evropës në vitin 2025.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!