×
  • Sport
  • Sport

    Caktohet gjyqtari për ndeshjen ‘El Classico’, Real Madrid – Barcelona

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 16:01

    Është caktuar gjyqtari për ndeshjen e javës në La Liga, mes Barcelonës dhe Real Madridit.


    Referi kryesor që do ta ndajë drejtësinë në këtë takim do të jetë Mateu Lahoz.

    Lahos ka ndarë drejtësinë në 41 ndeshje ku ka luajtur ekipi i Real Madridit. Ai ka ndarë katër kartonë të kuq për ekipin madrilen.

    Në anën tjetër, me Barcelonën ka gjykuar 42 herë, kurse lojtarët e klubit katalunas i ka ndëshkuar me karton të kuq gjashtë herë.

    Ndeshja mes Real Madrid dhe Barcelonës zhvillohet të shtunën nga ora 21:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!