×
  • Sport
  • Sport

    Çështje orësh, Real Madridi do ta zyrtarizojë sot Kylian Mbappe

    Reporteri
    03 Qershor 2024 | 12:16

    Kylian Mbappe mund të quhet lojtari më i ri i Real Madridit, edhe pse duhet pritur edhe pakë orë deri te zyrtarizimi.

    Sulmuesi francez do t’i bashkohet madrilenëve si transferim i lirë pas largimit nga Paris Saint Germain në përfundim të kontratës.

    Fabrizio Romano ka njoftuar se zyrtarizimi i Mbappes te Reali pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.

    Madje sipas gazetarit italian te Real Madridi është duke u përgatitur komunikata zyrtare.

    “Real Madridi po përgatitë komunikatën zyrtare për ta zyrtarizuar Kylian Mbappen”, ka shkruar Romano.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!