×
  • Sport
  • Sport

    Challandes selam të fortë lojtarëve: Nëse e bëni këtë gjë ndaj Gjibraltarit do të keni telashe me mua

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 17:48

    Bernard Challandes ka kërkuar nga lojtarët e tij që ta marrin shumë seriozisht ndeshjen me Gjibraltarin


    Kosova do të luajë nesër miqësoren me Gjibraltarin dhe Bernard Challandes ka kërkuar nga lojtarët që të marrin seriozisht këtë përballje, pavarësisht se kundërshtari është modest, shkruan Reporteri.net

    “E përsëris kjo ndeshje me Gjibraltarin është e rëndësishme. Është përgatitje për ndeshjen me Malin e Zi. Unë dua të shoh një skuadër që luan futboll të mirë, që luan me agresivitet,” ka thënë Challandes.

    Zvicerani tutje ka thënë se nëse një lojtar nuk e merr për seriozisht takimin me Gjibraltarin do të ketë probleme me të.

    “Nuk është miqësore, është përgatitje për Malin e Zi, unë e respektoj Malin e Zi. Lojtarët duhet të jetë të fokusuar për këtë takim[me Gjibraltarin] dhe ta marrin seriozisht. Nëse një lojtar nuk e jep maksimumin në këtë ndeshje, atëherë ai do të ketë probleme me mua,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!