×
  • Sport
  • Sport

    Chamberlain tregon pse Salah nuk ia pason topin shokëve të skuadrës

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 11:09

    Alex Oxlade Chamberlain në intervistën e tij të fundit ka folur për ‘egoizmin’ e Mo Salah


    Javë më parë Mo Salah dhe Sadio Mane ishin në qendër të vëmendjes pasi senegalezi u nervozua keq me egjiptianin, i cili nuk ia pasoi topin në një rast për gol, shkruan Reporteri.net.

    Dhe tani për këtë çështje është pyetur edhe Chamberlain në intervistën e fundit.

    Kur ai u pyet: “Mohamed Salah nuk është vetjak sepse…” Chamberlain u tall:

    “A nuk është vetjak? A po tallesh ti me mua? Ai nuk na pason topin neve. A je nervoz? pyete Sadion,” ka thënë Chamberlain.

    Por, më pas mesfushori anglez dha përgjigjen serioze rreth kësaj çështje.

    “Ne nuk mund të presim që ai të pasojë gjithmonë topin tek ne, pasi ai është një golashënues dhe dëshiron të shënojë.

    “Mënyra se si luan ai, ne i fitojmë ndeshjet. Ai shënon ne fitojmë ndeshjet. Unë jam i lumtur. Kështu që, Mo bëj çfarë të duash,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!