Chelsea dhe Liverpooli janë futur në garë për Kinglsey Coman, i cili duket se nuk ka të ardhme në Bayern Munich.
E ardhmja e anësorit francez Coman në Bayern duket e pasigurt.
Coman ka marrëveshje me kampionin gjerman deri në vitin 2023, por flitet se ai do të largohet më herët në kërkim të një klub ku mund të luajë futboll rregullisht.
Sipas mediave angleze, gjigantët e Premierligës Chelsea dhe Liverpooli janë duke e vëzhguar situatën e tij në Allianz Arena dhe do të tentojnë ta transferojnë atë në verën e ardhshme.
Coman iu nënshtrua një operacion të vogël në zemër për shkak të një çrregullimi që e zbuloi së fundmi.
25-vjeçari do të mungojë rreth 10 ditë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.