×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea e mund Norwichin, kualifikimi në Ligën e Kampionëve gjithnjë e më afër

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 23:44

    Chelsea e ka mundur 1:0 Norwichin të martën, duke iu afruar shumë pranë sigurimit të pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.


    Olivier Giroud me një gol të bukur me kokë ishte heroi i të kaltërve në Stamford Bridge, pasi ai ishte i mjaftueshëm për Chelsean që ta ruajë pozitën e tretë në Premierligë dy xhiro para përfundimit të sezonit.

    Chelsea tani mbledh 63 pikë në vendin e tretë, katër më shumë se Leicester City dhe Manchester United, të cilat ndeshjet e kësaj jave kundër Sheffield United dhe Crystal Palace, përkatësisht, i zhvillojnë pas dy ditëve.

    Skuadra e Frank Lampard ishte meritore e këtij triumfi, pasi i mbizotëroi vizitorët me lojë dhe me raste.

    Norwich e mbylli takimin me zero goditje në kornizën e portës së Kepas dhe duke u konfirmuar si klubi i fundit në renditjen tabelore në Premierligë, me tetë humbje radhazi.

    Por iu desh të presë deri në sekondat e fundit të pjesë së parë për ta thyer akullin, kur sulmuesi francez Giroud e shënoi atë që ishte goli i vetëm në ndeshje pas një harkimi fantastik nga Christian Pulisic.

    Norwich e mbylli pjesën e parë pa e bërë asnjë goditje në drejtim të portës së Kepas.

    Në pjesën e dytë, klubi që tashmë ka rënë nga Premierliga, tentoi dy herë, të dy herët jashtë kornizës së portës.

    Norwich nuk ishte asnjëherë kërcënim serioz për Chelsean dhe e regjistroi humbjen e tetë radhazi, rekord personal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!