Javier Hernandez pati një karrierë shumë të bujshme në Evropë, ndërkaq tani do të luajë në MLS, saktësisht te skuadra e LA Galaxy
Sulmuesi meksikan i njohur me nofkën Chicharito në të kaluarën e tij ka luajtur për Manchester Unitedin për 5 vite, si dhe një edicion ishte edhe pjesë e Realit të Madridit, shkruan Reporteri.net
31 vjeçari së fundi ka nënshkruar me LA Galaxy që bën gara në MLS.
Javier Hernandez confirms his move to LA Galaxy in an interview with the @latimes
“It was the right time, the right opportunity” pic.twitter.com/f1mM9AFiqB
— B/R Football (@brfootball) January 21, 2020
‘Goal Mexico’ tani ka publikuar një video ku shihet Chicharito duke folur me babain e tij, me futbollistin që nuk i mban dot lotët.
“Baba, unë doja të flisja me juve, pasi tani jam gati për të kaluar te LA Galaxy.
Babai e pyet më pas se çfarë ka pasi zëri i Chicharitos nuk duket në rregull.
“Dhe?,” pyet babai.
? Duele mucho verlo y escucharlo así ?
Chicharito reconoció entre lágrimas con su familia que NO quería irse de Europa y que sólo buscaba “jugar” en el Sevilla porque se creía aún capaz ?
? “Se acabó, es el principio del retiro” pic.twitter.com/bvHloKZTiV
— Goal México (@goalmex) January 23, 2020
“Jo, gjithçka është në rregull baba, është vetëm se tani është vetëm fillimi i pensionimit tim…”
“Jo nuk është!,”.
“Baba, mundohu të më kuptosh mua, ajo që dua të them është se po i them mirupafshim një karriere shumë të mirë. Por deshëm apo nuk deshëm, ne duhet ta pranojmë se po pensionohemi nga ‘Ëndrra Evropiane’.
“Por, ne tani do të jemi më afër dhe do të kalojmë kohë më shumë së bashku,” vazhdon tutje Hernandez. /Reporteri.net/