×
  • Sport
  • Sport

    Chiellini: Jemi gati për Kampionatin Evropian

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 21:55

    Giorgio Chiellini është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes hapëse të Euro 2020 mes Italisë dhe Turqisë.


    Ai ka kërkuar përqendrim maksimal nga shokët e tij, derisa paralajmëroi se pavarësisht moshës, është i gatshëm për të bërë një Evropian të madh.

    Italia, që në njëfarë mënyre luan në shtëpinë e saj, në Romë, në Olimpico, është favorite në letër për ta nisur mbarë Kampionatin Evropian, derisa është edhe njëra prej favoritëve për t’i shkuar deri në fund këtij turneu.

    “Kemi pritur një vit për të luajtur në Europian dhe mezi presim. Stadium duket gati, ne e ndiejmë atmosferën që tani. Duhet ta përjetojmë me entuziazëm këtë muaj dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Gjërat po shkojnë mirë, ndihemi të gatshëm mendërisht dhe fizikisht, tani gjithçka që mund të bëjmë është të shkelim në fushë dhe t’i përballojmë vështirësitë me entuziazëm dhe besim”, tha ai.

    “Dëmtimi i Pellegrinit? Një ditë nga fillimi i Europianit është shumë e vështirë të largohesh. Një ditë nga fillimi i Euro, është vërtet e vështirë të largohesh. Ai ishte shumë i zhgënjyer, po ashtu edhe ne, por gjithsesi ai do të mbetet pjesë e grupit, sepse këtu janë më shumë se 26 lojtarë, janë të gjithë ata që kontribuuan që të arrijmë këtu për tre vjet”.

    “Turqia është ekip shumë i fortë, ne njohim disa nga lojtarët e tyre nga Serie A. Ata janë skuadër e rrezikshme, që mund të na dëmtojë dhe lojtarët në kombëtare japin diçka më shumë se në klubet e tyre”.

    “Ata kanë vendosmëri të madhe për të luajtur për vendin e tyre. Janë të aftë për shfaqje vërtet të jashtëzakonshme. Ne do të kemi tifozë në stadium dhe është një atmosferë shumë e ndryshme, shpresojmë që ata të mund të na ndihmojnë për të dhënë edhe më shumë”.

    Në Grupin A me Italinë dhe Turqinë gjenden edhe Zvicra e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Admir Mehmedit si dhe Uellsi.

    Pas ndeshjes me Turqinë, Italia do të përballet me Zvicrën po ashtu në Romë, ashtu si edhe në ndeshjen e fundit me Uellsin më 20 qershor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!