×
  • Sport
  • Sport

    Cima flet për karrierën si futbollist: Kam qenë i nivelit të Xherdan Shaqirit

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 9:29

    Humoristi i njohur, Rasim Thaçi, i njohur si Cima, i ftuar në emisionin N’Konak në TV Dukagjini, ndër të tjera ka folur edhe për karrierën e tij si futbollist.


    “Kam qenë talent i futbollit, fillimisht si i ri në Prishtinë e më pas te Flamurtari. Nuk na kanë lejuar të shkojmë më lart, sepse politika ka ndërhyrë edhe në sport, por kemi pasur potencial të mirë. Personalisht, mendoj se kam qenë nivel e Xherdan Shaqirit dhe disa futbollistëve të sotëm, por kushtet nuk kanë lejuar të arrijmë më shumë”, ka thënë Thaçi.

    Ai ka shtuar se e përcjell me kujdes Përfaqësuesen e Kosovës, duke theksuar se trajneri Bernard Challandes dhe futbollistët e tij janë duke bërë punë të shkëlqyeshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!