×
  • Sport
  • Sport

    City i afrohen pak Liverpoolit, Aguero heroi i Guardiolës ndaj Sheffield

    Reporteri
    21 Janar 2020 | 22:33

    Manchester City ka arritur të fitojë më shumë vështirësi kundër Sheffield United në Bramall Lane.


    Ishte legjenda e kësaj skuadre, Sergio Aguero i cili erdhi nga banka rezervë dhe shënoi për Cityn, gol ky që i dha tri pikë skuadrës së Pep Guardiolës

    Manchester City ka fituar sonte në Bramall Lane kundër Sheffield United.

    Që nga fillimi të takimit, City u pa që do të këtë vështirësi me skuadrën e Chris Ëilder të cilët kishin disa mundësi për të kaluar në epërsi.

    Megjithatë, Jesus e humbi mundësinë për të shënuar gol pasi që kishte penallti për ta, por ishte Jesus i cili e humbi atë.

    Me rezultat të barabartë përfundoi pjesa e parë kurse në pjesën e dytë gjendja vazhdonte të ishte e njëjtë derisa në minutën e 68-të inkuadrohet në lojë Sergio Aguero.

    E me inkuadrimin e tij edhe ndeshja ndryshoi.

    Një pasim maestral i Kevin De Bryene në zonë të rreptësisë në minutën e 73-të gjeti të lirë Agueron i cili edhe shënoi gol i cili kishte vlerën e tri pikëve për kampionin e Anglisë.

    Me këtë fitore Manchester City arrin në kuaotën e 51 pikëve, 13 më pak se Liverpool që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

    Sheffield vazhdon të mbetet në vendin e shtatë me 33 pikë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!