Ka përfunduar edhe ndeshja ndërmjet Burnley dhe Manchester City, ku kjo e fundit ka triumfuar ndaj skuadrës vendase, transmeton Reporteri.net.
Lojtarët e Pep Guardiola e filluan mjaft mirë ndeshjen, ku mesfushorit të kësaj skuadre, Kevin De Bruyne nuk iu deshten më shumë se 5 minuta për të realizuar gol, kështu për të dërguar Cityn në epërësi për 0-1.
Ndërkaq, 20 minuta më vonë epërësinë e dyfishoi Ilkay Gundogan, duke i sjellur kështu 3 pikë për shtëpi.
Vlen të përmendet se aktualisht City është rikthyer përsëri në pozitën e parë në renditjen tabelore, ku është larg vetëm një pikë nga Liverpool.
Veç të tjerash Man City do të përballet me Liverpool ndeshjen e ardhshme, e cila shihet si një hap i madh drejt titullit për cilën do skuadër që triumfon në këtë ndeshje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.