×
  • Sport
  • Sport

    Çmenduri në Premier League, Leicester City fiton 9:0 në udhëtim te Southampton

    Reporteri
    25 Tetor 2019 | 23:13

    Fitorja më e thellë këtë edicion në Premier League i ka takuar Leicester Cityt.


    ‘Dhelprat’ kanë demoluar në udhëtim Southamptonin derisa kanë shënuar fitore të thellë 0:9.

    Ben Chilwell e nisi serinë e golave duke shënuar në minutën e 10-të, ndërsa shtatë minuta më vonë realizoi Tielemans për 0-2.

    Ayoze Perez realizoi dy gola të tjerë në pjesën e parë dhe Jamie Vardy një tjetër për tu mbyllur 45 minutat e para me epërsi 0-5.

    Spanjolli Perez kompletoi het-trikun në minutën e 57-të, ndërsa një minutë më vonë shënoi Vardy për 0-7.

    James Maddison shënoi për 0-8 në minutën e 85-të, ndërsa Jamie Vardy kompletoi het-trikun në minutën e 94-të me golin e shënuar nga penalltia.

    Kjo ishte fitorja më e thellë këtë edicion në Premier League 0-9, shkruan Gazeta Sheshi.

    https://www.youtube.com/watch?v=MAJj-osIE84

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!