×
  • Sport
  • Sport

    Crvena Zvezda të mërkurën në Zveçan, Policia tregon nëse do ta ndalojë hyrjen e skuadrës serbe në Kosovë

    Reporteri
    19 Shtator 2019 | 21:23

    Të martën u hodh shorti për 1/8-tën e finales në Kupën e Serbisë dhe çifti më i përfolur padyshim ishte Trepça – Crvena Zvezda, ndeshje që planifikohet të luhet të mërkurën në Zveçan.


    Federata e Futbollit të Kosovës ka kërkuar nga institucionet e shtetit dhe organet e rendit e të sigurisë që ta trajtojnë me urgjencë këtë çështje dhe të marrin masat e duhura, në mënyrë që të mbrohet integriteti i FFK-së.

    Policia e Kosovës ka treguar nëse ka marrë një qëndrim në lidhje me këtë çështje.

    “Policia e Kosovës e posedon këtë informacion dhe të njejtin është duke e trajtuar në aspektin policorë” deklaroi zëdhënësi Baki Kelani për Indeksonline.

    Ndryshe, FFK-ja e ka përfshirë në këtë mes UEFA-në dhe FIFA-në, të cilave iu ka bërë thirrje që të reagojnë urgjentisht në mënyrë që të mos e lejojnë shkeljen e statuteve të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!