Pothuajse një vit pas vdekjes së Diego Maradonsa, histori të panjohura dhe të supozuar ende vazhdojnë të dalin në dritë.
Së fundmi ishte rrëfimi i Mavys Alvarez, një ish-partnerja e Maradonës, që mori vëmendje mediatike përgjatë javës.
Ajo foli hapur në lidhje me disa detaje nga marrëdhënia e tyre, ku theksoi faktin e konsumimit të alkoolit dhe drogës.
“Para përfundimit të marrëdhënies, unë po hiqja dorë nga droga. Ishte e vështire. Por më ndihmoi shumë pjesa që ai udhëtonte në atë periudhë, sepse sa herë që ai largohej jashtë, ishte koha që unë isha e pastër, pasi nuk konsumoja asgjë“, ka rrëfyer ajo.
Mavys Alvarez tha se ylli i futbollit e kishte mësuar që vajza të pinte kokainë në moshën 16-vjeçare.
“Diego më mësoi të pija kokainë kur isha 16 vjeçe. Në fillim më tha që, nëse e prekja atë që përdorte vetë, do të më vriste, por pas një kohe nuk i pëlqente ta pinte më i vetëm. Pastaj këmbënguli shumë, derisa nisa ta konsumoj dhe unë kokainën”, ka thënë ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.