Kryeministri Albin Kurti është gëzuar pas fitores së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Irlandës në kuadër të para-kualifikuesve të Kupës së Botës në basketboll.
Kosova e ka nisur me fitore ciklin e ri kualifikues për Kupën e Botës 2027, duke mposhtur Irlandën me rezultatin 83:76.
Në këtë ndeshje i pranishëm ishte edhe kryeministri Kurti, i cili iu ka gëzuar pa masë fitores së Kosovës.
Pas ndeshjes, i pari i Qeverisë tha se “Dardanët i dalin zot Kosovës”.
“Dardanët i dalin zot Kosovës! Në palestrën e mbushur përplot të Pallatit të Rinisë dhe Sportit, në çerekun e fundit të lojës të gjithë ishim në këmbë në kërkim të fitores. 83 me 76 ishte rezultati fitues i basketbollistëve tanë ndaj Irlandës. Këtë të diel, e luajmë ndeshjen e radhës si mysafir kundër Azerbajxhanit. Duke besuar në sukses, vazhdojmë me hapa të sigurtë në rrugëtimin tonë për parakualifikimet e Kupës së Botës”, ka shkruar Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.