×
  • Sport
  • Sport

    ‘Dardanët’ kishin përgatitur një baner fantastik për ndeshjen me Anglinë

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 17:07

    Përfaqësueseja e Kosovës dje zhvilloi një ndeshje të madhe pavarësisht se humbi 5-3 nga Anglia


    Tifozët e Kosovës ishin në numër të madh në këtë takim, derisa përkrahja nuk mungoi për asnjë minut, edhe në kohën kur rezultati ishte 5-1 në të mirë të Tre Luanëve, shkruan Reporteri.net

    ‘Dardanët’ kishin përgatitur një baner për këtë ndeshje, por atë nuk arritën të fusnin në stadium.

    “Ne do ta veshim lulëkuqen tuaj me krenari, por kemi ardhur për 3 pikët”. Ndërkaq nuk dihen ende arsyet se pse ky baner nuk u lejua të futet në stadium.

    Ndryshe, Kosova pas humbjes së mbrëmshe tani është në vendin e tretë me 8 pikë, por ka gjasa të mira për kualifikim në Euro 2020. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!