×
  • Sport
  • Sport

    De Bruyne zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit në Ligën Premier

    Reporteri
    16 Gusht 2020 | 11:59

    Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne është votuar dhe ka fituar garën për çmimin ‘Lojtari i sezonit’ në Ligën Premier.


    Sezoni 2019/20 ka qenë njëri ndër më interesantit në vitet e fundit, edhe pse gara për titull nuk ishte si viteve të kaluara.

    Liverpooli arriti të shpallet kampion pas plot 30 viteve, por lojtari i vitit në Ligën Premier nuk erdhi nga klubi kampion.

    Lojtari më i mirë i sezonit është zgjedhur De Bruyne, i cili pati një sezon brilant individual ku barazoi rekordin e Thierry Henry me 20 asistime brenda sezonit dhe shënoi 13 gola.

    Ylli belg mposht në garë gjashtë lojtarë të tjerë si Trent Alexander-Arnold, Jordan Henderson, Danny Ings, Sadio Mane, Nick Pope dhe Jamie Vardy.

    De Bruyne është i treti belg gjatë nëntë sezoneve të fundit që fiton çmimin që i jepet interpretuesit më të mirë në Ligën Premier, pas ish-bashkëlojtarit Vincent Kompany që fitoi në sezonin 2011/12 dhe Eden Hazard në sezonin 2014/15.

    Ai këtë çmim e fitoi falë votave nga tifozët në faqen e internetit të EA SPORTS, të cilat u ndërthurën me ato të 20 kapitenëve të klubeve dhe një paneli ekspertësh të futbollit anglez.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!