×
  • Sport
  • Sport

    Derbi i javës ndahet në paqe, Prishtina humb penallti në minutën e fundit

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 17:14

    Prishtina ka gabuar në xhiron e 26 në Superligën e Kosovës, duke barazuar 0-0 me Gjilanin.


    Skuadra nga kryeqyteti e kishte shansin që të rrëmbejë pikët e plota në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi fituan penallti.

    Por, nga pika e bardh nuk u tregua i saktë Besnik Krasniqi, pritjen e të cilit në minutën e 88’ e ndali Enea Koliç.

    Prishtina lëshoi shans të artë për t’iu afruar në renditje Dritës dhe Ballkanit.

    Tani, skuadra nga kryeqyteti mbetet në vendin e tretë me 51 pikë, kurse Gjilani i katërti me 37 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!