Detarja tuniziane Eya Guezguez vdiq tragjikisht teksa po stërvitej në det me motrën e saj binjake Sarra të dielën.
17 vjeçarja e cila konkurroi në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 në moshën 16-vjeçare, ndërroi jetë pas një aksidenti ku anija u përmbys për shkak të erës.
Motra e saj, e cila konkurroi së bashku me të në turneun e lundrimit në Lojërat Tokio 2020 verën e kaluar, i mbijetoi fundosjes tragjike.
Motrat Guezguez përfunduan në vendin e 21-të në garën 49er FX, por kishin shpresa të mëdha për të konkurruar në Lojërat Olimpike të ardhshme dhe për të përmirësuar performancën e tyre debutuese pasi mbërritën në Tokio si atletet më të reja të kombit të tyre.
Vdekja e saj u raportua fillimisht nga gazetari tunizian Souhail Khmira, i cili shkroi në Twitter: “Eya Guezguez, tuniziania olimpike Windsurfer, ka ndërruar jetë sot pas një aksidenti në stërvitje. U preftë në paqe”, transmeton Klankosova.tv.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.