×
  • Sport
  • Sport

    Di Maria mund të transferohet tek skuadra e Juventusit në verë

    Reporteri
    22 Prill 2022 | 17:56

    Anësori i skuadrës së PSG-së mund të transferohet tek skuadra e Juventusit në afatin kalimtar të verës në këtë vit, shkruan Reporteri.net.

    Kontrata e Angel Di Marias me Paris Saint-Germain skadon në verën e vitit 2022, një rinovim i kontratës është i dyshimtë.

    34-vjeçari, i cili ka kaluar shtatë sezonet e mëparshme me PSG-në, dhe se  koha e tij aty po mbaron në këtë muajt e fundit pasi tre yjet e parë të skuadrës kanë filluar të shkëlqejnë, dhe kështu ai nuk ka gjasa të qëndrojë përtej kësaj vere.

    Sipas Tuttosport, Juventusi është shfaqur si favorit për të nënshkruar me anësorin argjentinas, teksa kërkon të zëvendësojë bashkatdhetarin e Di Marias, Paulo Dybala, i cili largohet nga Torino këtë verë në fund të kontratës së tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!