Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se dy xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, do t’i bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare.
Sipas tij, këtë dëshirë e kanë shprehur vetë kampionet olimpike të “Tokio 2020”.
“Një tjetër vendim është përfshirja në strukturat e FA të dy fitueseve të medaljeve të arta shqiptaret nga Kosova Distrie Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme dhe kanë shprehur dëshirën që i bashkohen FA të Shqipërisë. Me ministrin jemi duke punuar që me FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë të trajtohen për gjithë jetën me një status të veçantë dhe në shembujt e vendeve të tjera kampionëve ua jep përfshirja në FA dhe të jenë aty shembull rrezatues dhe mentorët e të rinjve në uniformë”, ka njoftuar Rama, raporton “Tch”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.