Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjentë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris të Francës, pasi në finale është mposhtur nga xhudistja nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova, shkruan Reporteri.net.
Medaljen e argjendtë, Distria e fitoi në kategorinë deri 52 kilogramë.
Distria tri vjet më parë në Tokio ishte e artë në kategorinë deri 48 kilogramë. Pra tani i ka dy medalje olimpike, që janë më të rëndësishmet në sport.
Rrugëtimi i Distrias deri në finale
Xhudistja kosovare në gjysmëfinale e mundi xhudisten italiane Odette Giuffrida.
Ajo në luftën e parë e mundi me ippon ndaj xhudisten nga Indonezia, Maryam March Maharani për vetëm 39 sekonda.
Në çerekfinale Krasniqi fitoi sërish me ippon ndaj xhudistes nga Izraeli, Gafen Primo, brenda një minute.
Gjysmëfinalja tjetër është mes Diyora Keldiyorova dhe Amandine Buchard. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.