×
  • Sport
  • Sport

    Djokovic e humb toruan prapë: Ky jam unë, s’është hera e parë as e fundit

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 12:52

    Vetëm dy javë pasi u përjashtua nga US Open për shkak se e goditi me top gjyqtaren i mllefosur, Novak Djokovic e humbi toruan përsëri midis takimit çerekfinal që e fitoi kundër tenistit gjerman Dominik Koepfer në Italian Open të shtunën.


    Kur Djokovic e humbi shërbimin dhe gjermani e barazoi rezultatin 3-3 në setin e dytë, ai e goditi reketin në dheun e kuq plotësisht i tërbuar, transmeton Gazeta Express.

    Pasi korniza iu thye dhe telat iu çorientuan, Djokovic u detyrua ta marrë një reket të ri dhe u paralajmëruar nga gjyqtari kryesor.

    “Kjo nuk është hera e parë e as e fundit që unë do ta thyej reketin në karrierën time”, tha Djokovic.

    “Nuk dua ta bëj, por ndodh. Kështu e largoj mllefin unë nganjëherë dhe, patjetër se ky nuk është mesazhi më i mirë, posaçërisht për lojtarët e rinjtë të tenisit që me marrin shembull mua dhe patjetër që s’i nxis ta bëjnë të njëjtën”, shtoi ai.

    Numri një i botës u përjashtua nga US Open pasi e qëlloi paqëllimshëm me top në fyt gjyqtaren e vijave i mllefosur. Pasi u diskualifikua, Djokovic tha se do ta përmirësonte sjellën.

    Por edhe para se ta thyente reketin në ndeshjen e së shtunës në Romë, serbi e shfaqi zemërimin duke argumentuar me gjyqtarin për shkak të disa vendimeve të tij.

    “Ky jam unë. Natyrisht që nuk jam i përkryer por po mundohem ta jap më të mirën”, nënvizoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!