×
  • Sport
  • Sport

    Djokovic ndalohet sërish nga autoritetet australiane, të dielën del para Gjykatës Federale

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 0:13

    Novak Djokovic është ndaluar sërish nga autoritetet kufitare australiane të para disa çasteve, sipas një vendimi të marrë sot gjatë ditës.

    Djokovic, tenisti numër një në botë, i është hequr viza dy herë nga zyrtarët e emigracionit për shkak se ai nuk është i vaksinuar kundër Covid-19.

    Sot në mëngjes qeveria australiane mori vendim për t’ia anuluar sërish vizën Djokovicit dhe kështu serbi mund të mbetet pa marrë pjesë në Australian Open.

    Ndërkohë, të dielën në orën 09:00 do të jetë seanca, e cila supozohet të jetë përfundimtare, dhe do të zhvillohet në një gjykatë tjetër, pasi çështja kalon tashmë në Gjykatën Federale të Australisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!