Nicolò Zaniolo mund të ketë humbur tërë sezonin, madje edhe pjesëmarrjen në Europian. Sipas “Gazzetta dello Sport”, ky do të ishte rreziku më i madh për talentin e Romës, pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë.
Sipas profesorit Christian Fink, i cili dje operoi mesfushorin sulmues të verdhekuqve, koha për një rikuperim optimal dhe shmangien e rreziqeve do të ishte më e gjatë se gjashtë muaj, që e kërkon një dëmtim të këtij lloji.
Mjeku i njohur austriak rekomandon nëntë muaj riaftësim para se të kthehet në fushat e blerta, për të shmangur telashe të tjera, që do të rrezikonin karrierën e futbollistit italian.
Sidoqoftë, kthimi në mes të qershorit do të nënkuptonte edhe humbjen e Kampionatin Evropian, pasi pa arritur formën fizike me Romën (nuk do të luante asnjë ndeshje), Mancini nuk mund ta grumbullojë në përfaqësuese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.