×
  • Sport
  • Sport

    Dorëzohet Spanja, i referohet Kosovës në emër

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 12:39

    Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme, atë kundër Spanjës. Spanja synon tre pikë në këtë takim për kualifikim direkt në Kupën e Botës, kurse Kosova synon një paraqitje sa më të mirë.


    Edhe pse gjatë ditës së djeshme, Federata e Futbollit të Spanjës e kishte injoruar termin “Kosovë”, sot në një postim në profilin zyrtar në Twitter, kjo federatë ka paralajmëruar ndeshjen me emrin e plotë të shtetit tonë.

    Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, tha dje që ata kanë ardhur të luajnë futboll e jo të bëjnë politikë.

    Kujtojmë se Spanja është njëra prej tri kombëtareve në grupin e verdhekaltërve, bashkë me Greqinë dhe Gjeorgjinë, që s’e njohin pavarësinë e Kosovës. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!