Kanë përfunduar edhe ndeshjet e raundit të 27-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, anipse derbi ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit është suspenduar për shkak se tifozët e Gjilanit hyrën në fushë dhe sulmuan fizikisht porterin e Ballkanit, Stivi Frashërin i cili u shoqërua për spital dhe akutalisht është në gjendje të mirë, përcjell Reporteri.net.
Në anën tjetër,Drenica ka shënuar një fitore të thellë ndaj Feronikelit, skuadër të cilën e ka mposhtur me rezultat 6-0 duke marrë kështu tri pikë shumë të rëndësishme.
E, Ballkani mbetet lider i tabelës me 50 pikë, e ndjekur nga Gjilani me 50 dhe Drita me 49 pikë, kurse Llapi pas humbjes nga Prishtina ka mbetur me 41 pikë në vendin e katër, derisa e pesta është Prishtina me 35 pikë.
E, në vendin gjashtë është Drenica me 35 pikë, një më shumë se Malisheva e vendit të shtatë, kurse tri vendet e fundit mbahen nga Dukagjini, Ulpiana dhe Feronikeli.
Tabela:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.