Sulmuesi do të mbetet pjesë e gjigantit italian.
Juventus prej kohësh ka nisur bisedimet me Paulo Dybalan për rinovimin e kontratës, pasi marrëveshja aktuale i skadon në qershor të vitit 2022.
Sipas ‘Tuttosport’ tashmë palët janë afër marrëveshje dhe javën tjetër mund të finalizohet gjithçka.
Sulmuesi do të zgjat kontratën dhe do të përfitojë rritje të pagës, detajet e marrëveshjes do të bëhen të ditura pas zyrtarizimit.
Argjentinasi iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në verën e vitit 2015 dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 257 paraqitje me klubin në të gjitha garat, duke realizuar 102 gola dhe 42 asistime.
Këtë edicion, 27-vjeçari ka dy gola e një asistim në tri ndeshje të luajtura.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.