×
  • Sport
  • Sport

    E bujshme: Milani në bisedime me mesfushorin shqiptar

    Reporteri
    21 Janar 2020 | 15:15

    Milani e ka nisur vitin 2020 me një ritëm për tu admiruar pasi në katër takime përfshirë edhe Kupën e Italisë ka regjistruar 3 fitore dhe 1 barazim.


    Drejtuesit e klubit në këtë merkato janari po mundohen të përforcojnë skuadrën me emra cilësor.

    Në “lupën” e kuqezinjve është vënë edhe Adnan Januzaj. Këtë lajme ka konfirmuar agjenti i tij Dirk de Vriese në një intervistë për mediat italine.

    “Mund të konfirmoj se kemi pasur bisedime me Milanin për transferimin e lojtarit aty. Sigurisht që klienti im do i thoshte “po” një kalimi te kuqezinjtë. Është një mundesi që ai mund të marrë vendin e Susos, në rast se ky i fundit largohet”, u shpreh Dirk de Vriese.

    Januzaj po bën mirë në La Liga me skuadrën e Real Sociedatit duke qenë një pikë fikse në formacionin e klubit bask.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!