×
  • Sport
  • Sport

    E bujshme: Super përballja Fury – Wilder do të ndodh më herët sesa që është planifikuar

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 19:38

    Tyson Fury si duket e ka impresionuar audiencën amerikane në debutimin e tij javën e kaluar, kur arriti ta mposht në raundin e dytë gjermanin Tom Schwarz.


    ‘Gipsy King’ mund të ndeshet me kampionin amerikan, Deontay Wilder më herët sesa që është planifikuar, shkruan Reporteri.net

    Ai kishte planifikuar një luftë tjetër për në shtator apo tetor dhe pastaj të ndeshej me Wilderin në 2020, por këto plane mund të ndryshojnë.

    Wilder pritet të ndeshet me Luis Ortiz në një rimeç në një periudhë të këtij viti, por zëvendës promoteri i Furyt, Bob Arum ka ngjallur idenë se klienti i tij dhe ‘Bomberi i bronztë’ mund të takohen përsëri në duelin e ardhshëm.

    “Mendoj se ne me të vërtetë duhet ta shikojmë këtë situatë. Do të varet nga ESPN dhe FOX. Ndoshta duhet të shkojmë menjëherë në këtë luftë”, ka thënë ai për NBC Sports.

    “Unë ndjeva se neve na duheshin dy meçe që publiku do ta shikonte Tyson Furyn dhe të kuptonte se çfarë atleti fenomenal dhe argëtues është ai.

    “Por, për shkak që ESPN bëri një punë të jashtëzakonshme duke na ndihmuar neve ta promovojmë këtë luftë me Schwarz, ndoshta ne mund të shkojmë direkt me meçin ndaj Wilder, por kjo do të varet nga ana tjetër se si ata ndihen për këtë gjë”, ka thënë ai.

    Ai ka nënvizuar poashtu se duhet t’i lënë anash rrotullat me lufta të përkohshme pasi sipas tij të gjithë e kanë parë se çfarë ka ndodhur me Joshuan dhe Ruizin.

    Kujtojmë që kjo ndeshje (Fury – Wilder) ishte paraparë që të bëhej në vitin 2020, por kjo mund të përjashtohet nga loja nëse pala e amerikanit pranon që meçi të zhvillohet më herët./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!