×
  • Sport
  • Sport

    E dhimbshme: Vdes në moshën 33 vjeçare ish-kampioni i Bundesligës

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 10:50

    Ka vdekur në moshën 33-vjeçare, Sergei Karimov, ish-kampioni i Bundesligës me Wolfsburgun në sezonin 2008-2009.


    Lajmi u konfirmua nga vetë klubi gjerman, që në një postim më rrjetet sociale shkruan se mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes.Karimov lindi në 21 dhjetor 1986 në Saran (Kazakistan), por u rrit si futbollist tek Wolfsburgu.

    Ai iu bashkua klubit gjerman në moshën 14-vjeçare dhe kaloi nëpër ekipet e të rinjve derisa luajti edhe me ekipin e parë.Ishte pjesë e “ujqërve”, duke përfshirë edhe përvojën me akademinë, për 11 vjet.

    Në vitin 2009 festoi kampionatin e parë dhe të vetmin me Wolfsburgun nën drejtimin e trajnerit Felix Magath.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!