×
  • Sport
  • Sport

    E jashtëzakonshme: Për 5 minuta shiten të gjitha biletat për ndeshjen Angli-Kosovë

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 15:00

    Para pak minutash Federata e Futbollit të Anglisë ka vendosur në shitje biletat e ndeshjes Angli-Kosovë, mirëpo kanë mjaftuar vetëm 5 minuta për t’u shitur të gjitha biletat, transmeton Gazeta Metro.


    Biletat janë avulluar nga fansat shqiptarë të cilët në kohë rekorde kanë blerë 1200 bileta, aq sa Federata e Futbollit të Anglisë i ka ndarë për tifozët e kombëtares mysafire.

    Duke klikuar këtu mund ta shihni se të gjitha biletat janë shitur për këtë ndeshje dhe nuk mund të bleni më.

    Ndeshja e parë mes Anglisë dhe Kosovës do të zhvillohet me 10 shtator në stadiumin e Sauthamptonit. E dytë do të zhvillohet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 17 nëntor 2019.

    Më poshtë mund edhe ta shihnin fotografinë nga shitja e biletave në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Anglisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!