Mike Tyson ka goditur me grushte një person që po e bezdiste në një avion, që udhëtonte nga San Francisco në Florida.
Sipas TMZ, që ka siguruar videon. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes.
Pasagjeri i ka folur me zë të lartë ish-kampionit të peshave të rënda në boks. Një dëshmitar tha për TMZ se 55-vjeçari Tyson i kishte kërkuar këtij personi që ta linte të qetë.
Pasi pasagjeri nuk ndaloi së foluri me ton të ngritur, Tyson iu kthye me një seri grushtesh.
Mësohet se personi që po ngacmonte ish-boksierin Mike Tyson ishte nën efektin e drogës./.A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.