×
  • Sport
  • Sport

    E thotë Aguero: Është e vështirë ta zësh Liverpoolin

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 10:55

    Edhe lojtarët e Man Cityt janë të sigurt se Liverpooli këtë sezon do ta fitojë Premierligën.


    Sulmuesi i “qytetarëve”, Sergio Aguero e pranon se është e vështirë që të konkurrosh me Liverpoolin, ku tashmë janë plotë 15 pikë përpara kampionëve aktual të Premierligës, shkruan Reporteri.net.

    Skuadra e Liverpoolit vazhdon ecurin e 10 fitoreve në këtë edicon dhe kështu “The Reds” janë shumëa fër që ta fitojnë titullin e Premierligës.

    “Tani është shumë e vështirë ta zësh Liverpoolin. Ne duhet të përqendrohemi te fitoret sepse duhet të luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”, tha Aguero për Reuters.

    “Duhet të luajmë kështu dhe të shohim se çfarë ndodh”, shtoi Aguero, i cili i ka shënuar 10 gola në 15 ndeshje në Premierligë këtë sezon.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!