×
  • Sport
  • Sport

    E turpshme ajo se çfarë kanë bërë tifozët e skuadrës ku luan Bersant Celina

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 13:48

    Tifozët e Swanseas janë tallur me vdekjen tragjike të Emiliano Sala


    Swansea këtë fundjavë luan derbin lokal me Cardffin në kuadër të Championship, shkruan Reporteri.net

    Por, tifozët e Swanseas kanë bërë një veprim të turpshëm duke printuar bileta të avionit me emrin e Emiliano Sala, i cili vdiq tragjikisht këtë vit kur po fluturonte me avion privat nga Nantes për në Cardiff, klub i cili e transferoi sulmuesin argjentinas për një shumë rekorde.

    Related image
    Klubi i Swanseas është distancuar nga ky veprim i turpshëm i tifozëve të tyre.

    Swansea fans printed vile boarding passes mocking Emiliano Sala's death on Friday
    Në një deklaratë zyrtare, klubi që bën gara në Championship thotë:

    ‘Swansea City është i vetëdijshëm për imazhin e turpshëm që po qarkullon në mediat sociale përpara derbit të së dielës në Uellsin e Jugut, në lidhje me vdekjen e trishtuar të sulmuesit të Cardiff City, Emiliano Sala.

    ‘Ne jemi duke punuar ngushtë me Policinë e Uellsit të Jugut, i cili do të kryejë një hetim për të identifikuar burimin fillestar,”.

    Ndryshe, Bersant Celina është njëri nga lojtarët më të mirë që ka Swansea dhe pritet të jetë në fushë në ndeshjen e nesërme nga minuta e parë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!