×
  • Sport
  • Sport

    Edhe një tjetër lojtar i Milanit drejt largimit me kosto zero

    Reporteri
    08 Prill 2022 | 16:27

    Pas Hakan Çalhanoglu, Frank Kessie, Giggi Donnarumma edhe Alessio Romagnoli pritet të largohet nga skuadra e AC Milan me kosto zero, përcjell Reporteri.net.

    Që nga ardhja e Fikayo Tomori në Milan, drejtuesit e Milan kanë harruar mbrojtësin italian, madje sa ishte në formë Simon Kjaer, mbrojtësin italian Stefano Pioli e linte në stol.

    E, kjo si duket nuk i ka pëlqyer aspak Romagnolit, i cili është duke menduar të largohet nga skuadra e kuqezinjve.

    Megjithatë, konkurrenca nuk është e vetmja arsye e largimit të 27 vjeçarit me koso zero.

    Duke qenë se ai fitonte mbi 5 milionë euro në vit, drejtuesit e Milan i kanë propozuar mbrojtësit kuqezi që të rinovojë kontratën e tij me ulje page, duke ia paraqitur një pagë prej 2.3 milionë në vit sipas asaj çfarë ka raportuar “Tuttosport”.

    Ndërkaq, destinacioni i radhës për Romagnoli pritet të jetë Lazio, drejtuesit e të cilës i kanë ofruar kontratë 4 vjeçare me pagë 3 milionë euro neto në vit.

    Ende nuk dihet nëse mbrojtësi italian është në gjendje të largohet përfundimisht nga Milan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!