Në Torino të Italisë është luajtur mbrëmë ndeshja derbi ndërmjet Juventusit dhe Interit, ku triumfues doli të jetë skuadra e Inzaghit, përcjell Reporteri.net.
Interi fitoi mbrëmë me rezultat 0-1 ndaj skuadrës vendase.
E, tifoz i skuadrës nga Torino është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili shpeshherë kishte deklaruar publikisht simpati për skuadrën juventine.
Megjithatë, pas humbjes që ia shkaktori Interi mbrëmë skuadrës së preferuar të kryeministrit shqiptar, ai duket se është hatëruar me Juventusin.
Kjo pasiqë në një postim të tij në Facebook vërehet qartë logo e klubit gjerman Bayern Munich.
“Ai momenti kur ti sheh topin dhe dikush të thotë kujdes lidhësen e këpucës”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.