×
  • Sport
  • Sport

    Ekspertët britanik inspektuan fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 19:32

    Federata e Futbollit e Kosovës në vazhdën e shumë projekteve, rëndësi të veçantë është duke i kushtuar edhe përmirësimit të infrastrukturës nëpër stadiume. Në këtë drejtim, sot, Dean Gilasbey, ekspert ndërkombëtar i menaxhimit të fushave të futbollit ishte për vizitë në Kosovë.


    Britaniku inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” ku bëri disa testime. Pasi pa nga afër gjendjen e fushës, ai theksoi se ajo është mjaft e dëmtuar dhe se ka nevojë urgjente për riparim, ngase është tejet e ngarkuar dhe jashtë normave të parapara për një fushë futbolli të nivelit të tillë.

    Ai pohoi se është i domosdoshëm kujdesi maksimal dhe pushimi i mundshëm eventual i kësaj fushe deri në rikuperimin e saj, pasi po shkon drejt përfundimit të orëve të lejuara me normat për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

    Për këtë arsye, ai sugjeroi që për shkak të ngarkesave dhe klimës së paqëndrueshme në vendin tonë kjo fushë të shfrytëzohet sa më pak që të jetë e mundur dhe në afat sa më të shpejtë të shndërrohet në bari hybrid, e cila më pas do të jetë rezistente ndaj temperaturave të ndryshme dhe po ashtu do të ketë qëndrueshmëri të dyfishtë për orët e punës apo për ndeshjet që do të zhvillohen në këtë fushë.

    Në fund, eksperti britanik sugjeroi që duke pasur parasysh faktin se Kosova ka vetëm një stadium që i plotëson kushtet e kategorisë së katërt të UEFA-s, i sugjeroi FFK-së që të merret seriozisht me këtë fushë në një afat sa më të shpejtë kohor, në mënyrë që ajo të jetë në nivelin e duhur të zhvillimit të ndeshjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!