×
  • Sport
  • Sport

    Fabio Capello ka një koment interesant për transferimin e Ibrahimovicit në Milan

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 17:13

    Sulmuesi suedez, Zlantan Inbrahimovic ka gëzuar tej mase tifozët e Milanit, pasi ai pranoi që t’i bashkohet gjigantit italian.


    Zlatan ka firmosur një kontratë gjashtë mujore me klubin e lavdishëm në Seria A, kontratë kjo me mundësi vazhdimi, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, për këtë transfer të bujshëm ka folur edhe tekniku italian, Fabio Capello, i cili e vlerësoni si lëvizje të qëlluar këtë nga skuadra e Milanit.

    “Mendoj se Ibrahimovic është një transferim i mirë për Milan. Ai është një lojtar që ka karakter, i cili nuk zbret në fushë vetëm për pjesëmarrje, por për fitore,”ka thënë trajneri italian.

    “Kjo jep motivim shtesë për të tjerët. Ai nuk ka luajtur disa muaj dhe mund të ketë vështirësi në fillim, por ka më shumë kualitet se të gjithë shokët e skuadrës” shtoi Capello.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!