×
  • Sport
  • Sport

    Fenerbahce ia cakton çmimin e “çmendur” Vedat Muriqit

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 16:31

    Vedat Muriqi po kalon në formë jetësore me klubin turk Fenerbahce, nga forma e tij e lartë, shumë klube janë të interesuar që të firmosin me të.


    Nga paraqitje e mira që sulmuesi kosovar po i tregon me skuadrën e Fenerbahces, klubi turk ka vendosur t’i vë atij një çmim prej 40 milionë euro, shkruan Reporteri.net.

    Muriqi u transferua këtë verë te gjigantët e Turqisë nga Rizespor, për shifrën e 3.5 milion eurove duke nënshkruar një kontratë 4 vjeçare.

    Kujtojmë se 25 vjeçari ka zhvilluar 16 takime këtë gjysmë-sezon me klubin turk, duke shënuar 11 gola.

    Të interesuar për sulmuesin “vrastar” janë skuadrat e Premierligës, si Man United dhe Leicesteri, por kohëve të fundit interesim kanë shprehur edhe Monaco dhe Sevilla.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!