Mesfushori që debutoi me Shqipërinë në ndeshjen me Moldavinë, Lindon Selahi, u bë protagonist pak ditë më parë me ekipin e tij, Tuenten në Holandë, teksa shënoi edhe golin e parë në kampionat.
Në prononcim e tij për mediat pas fitores dhe golit, Selahi u shpreh se konkurrenca e ndihmon në ekip, ndërsa tashmë Tuente e ka vetë në dorë rrugëtimin në kampionat. Ai nuk harroi të falenderojë as Zotin për golin e tij të parë.
FITORJA – Ndihem shumë mirë që fituam pas një situate të vështirë. Kemi treguar se çfarë ekipi kemi. Tani varet nga ne, që të vazhdojmë kështu. Personalisht mundohem të zbatoj detyrat që më jep trajneri. Jemi stërvitur mirë gjatë javës dhe kjo u reflektua edhe në ndeshje.
KONKURRENCA – Mësoj shumë nga shokët e ekipit, në ccdo stërivtje. Është mirë që lojtarët e rinj të mësojnë prej atyre me eksperiencë. Konkurrenca është vetëm e mirë, mendoj unë. Ndaj Emen pati shumë presion, por ky është futbolli. Ndonjëherë fiton, ndonjëherë mëson. Kurrë nuk humbet. Fituam këtë herë dhe kjo është gjë e mirë
GOLI – Përpiqem të tregoj cilësitë e mia në çdo ndeshje dhe të jap gjithçka nga vetja. Është një ditë speciale për mua, pasi është goli im i parë në futbollin profesionist. E gjithë familja ime ishte në stadium dhe jam shumë i lumtur edhe për ta.
FESTIMI – Çdo gjë që ndodh në jetën time vjen prej Zotit. Unë jam mysliman dhe jam krenar për këtë. Zoti më ndihmoi të shënoja golin. Uroj të jetë i pari i një serie të gjatë golash. Do bëj maksimumin në ndeshje dhe maksimumin të shënoj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.