Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) po vazhdon të punojë në afrimin e talenteve të Kosovës që luajnë për klube të ndryshme në Europë.
Andi Zeqiri ishte njëri prej futbollistëve që thuhet se FFK ka arritur që ta ofrojë shumë afër vetes. Madje për këtë talent kanë bërë debat edhe mediat kryesore në Zvicër, duke e vlerësuar atë lart.
E në anën tjetër, pas Andi Zeqirit, kryetari i FFK-së, Agim Ademi sot është takuar edhe me talentin tjetër Valon Zumberi.
Talenti thuhet se ka qëndruar sot në zyrat e FFK’së në Kosovë dhe luan në pozitën e qendërmbrojtësit.
Zumberi luan për Hamburg U-19, në Gjermani, ku nga 10 ndeshje ka shënuar dy gola gjatë këtij sezoni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.